Bën dasëm në oborrin e pallatit për të kursyer, ankohet komshiu: Nuk durohet zhurma gjithë natën

Tirana nuk është vetëm ‘kryeqyteti i rinisë’ por edhe i çudirave, një video e publikuar nga një qytetar që denoncon atë që ndodh në pallatin e tij në fakt është një problem që të paktën njëherë në jetë e kemi hasur të gjithë në që jetojmë në komplekse banimi.

 

Duke qenë se jemi dhe një popull i traditave, dasma për ne është e ‘shenjtë’ madje aq sa të harrojmë se ku po e zhvillojmë.

 

Një qytetar ka zgjedhur që në mes të një krize ekonomike, dasmën e tij ta bëjë në oborrin e pallatit pa menduar për hallin e të tjerëve por vetëm për qejfin e tij.

 

Policia në raste të tilla thuajse nuk ekziston pasi siç shkruan qytetari e kanë lajmëruar dhe nuk ka shkuar. Një martohet, 1000 të tjerë duhet të tërbohen i thonë kësaj.

 

“Pershendetje , duke ndodhur momentalisht te pallatet Qabej, rruga Besim Alla. Kane vendosur te kursejne per shpenzimet e dasmes e te terrorizojne tere lagjen me zhurme tere naten.

 

Kemi thirrur per policine 2 here, ka kaluar nje ore e gjysme dhe ende asnje reagim. Faleminderit po e postuat, anonim ju lutem”, shkruan qytetari.

 

 

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese e axhendes se tij nje takim me banoret e NJA Dajç. Ai ishte i shoqeruar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...