Aksident masiv në autostradën problematike, i riu humb njërën gjymtyrë

Një aksi dent masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës, një segement rruge shumë problematik.

 

Mësohet se tre automjete janë për plasur dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre drejtuesit. Në gjendje më kritike raportohet Serxhio Hysa, 30 vjeç. I riu dyshohet se ka humbur njërën këmbë.

 

Ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Smart”, ndërsa dyshohet se një parakalim i gabuar i këtij të fundit të ketë shkaktuar ngjarjen.

 

Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin.

 

Ai është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjeter me drejtues shtetasin E. N.

 

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...