Vajza njoftohet në 10 të natës nga hoteli në Ksamil: “Do të anulojmë rezervimin tuaj, dhomat janë të zëna”

Vazhdojnë përditë çudirat shqiptare në turizëm.

 

Kësaj rradhe një vajzë e cila kishte prenotuar prej ditësh nëpërmjet faqes se “Booking” në një hotel në Ksamil, i ndodhi një ndër gjërat më të këqia të mundshme kur planifikon të nisesh me pushime. Ajo u njoftua në orën 10 të darkës se hoteli ku ajo kishe prenotuar për të nesërmen, i kishte anuluar rezervimin pasi dhomat ishin të zëna.

 

Në mënyrë fare të papërgjegjshme dhe duke e lënë vajzën të shokuar, hoteli e njofton se menaxheri kishte ngatërruar datat dhe dhomat ishin të zëna. Vajza shprehet se nuk ka lidhje me atë çfarë bën menaxheri, pasi ajo rezervimin e ka bërë nëpërmjet faqes së “Booking” online.

 

Hoteli përgjigjet se menaxheri nuk kishte mbyllur datat në ‘Booking” ndonëse dhomat ishin të zëna… Kuptohet lehtësisht se sa e nevrikosur duhet të jetë pushuesja e gjorë, ku papërgjegjshmëria e hoteleve shqiptare i prishi pushimet.

TE TJERA