Tritan Kalo: Shqiptarët po braktisin prindërit në spital, doktori i njohur jep lajmin e hidhur

Mjeku infeksionist Tritan Kalo vuri theksin te një fenomen që vihet re vitet e fundit, ndaj kujdesit të të moshuarve që shtrohen në spitale për të marrë trajtim të specializuar.

I ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit, në Dritare TV, mjeku Kalo tha: “Ka një problem social që vihet re së fundmi në spitale.

Shpesh prindërit e moshuar, edhe për simptoma të lehta, i shtrojnë në spitale dhe i lenë për një kohë të gjatë aty dhe nuk kujdesn fare.

Braktisja e prindërve të moshuar në spitale është një fenomen, i cili po thellohet dhe nuk ka qenë karakteristike në shoqëri.

Pasi këta të moshuar shtohen në spitale dhe pasi marrin kujdesin shëndetësor të nevojshëm, nuk mund t’i nxjerrësh nga spitali të moshuarit pa ditur se dikush po kujdeset për ta.

Kjo nuk ndodh vetëm nga frika për infektimin e pjesëtarëve të tjerë. Më tepër është faji i neglizhencës, por nuk duhet harruar se mosha e tretë vjen shpejt për secilin nga ne”,-tha Kalo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...