Ramës i ikën “truri fare” me kryebashkiaken e vetë: Boll fole ti se të nxorra jashtë…

Prej dy ditësh tashmë kryebashkiakët e Shqipërisë, të gjithë të PS-së për shkak të bojkotit të zgjedhjeve lokale të nga PD, janë duke prezantuar punët e bëra si edhe projektet.

 

Secili prej tyre flet me superlativa për punën e bërë si edhe zonën që drejtojnë por duket se vetëbesimi i Rexhë Byberit të Bajram Currit ia kalon të gjithëve.

 

Byberi tha se në Bajram Curr ka mbetur pa u rikonstruktuar vetëm një lagje, ajo “Dardania” dhe pasi të mbarojë rikonstruksioni i saj, Bajram Curri do të bëhet një ndër qytetet më të mira në Shqipëri.

 

Kjo deklaratë e guximshme nuk ka kaluar pa vëmendje edhe nga kolegët e tjerë të bashkive të veriut, ku Ndrec Dedaj i Rrëshenit buzëqesh, Pjerin Ndreu çuditet, ndërsa Majlinda Cara e Kurbinit kthen kokën si për të vërtetuar nëse e kishte dëgjuar mirë. I vetmi që nuk reagoi ndaj kësaj deklarate të bujshme ishte Safet Gjici i Kukësit.

 

Kryeministri Rama është bezdisur nga e folura e vazhdueshme e njërës prej kryebashkiakeve të pranishme. Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.

 

Teksa ndodhte kjo, Rama ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë. “Ça janë këto muhabete..pse i flet atij? Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...