“Punë natë e ditë që…”/ Enca Haxhia ‘thumbon’ sërish në rrjetet sociale, me kë e ka këngëtarja?

Ruensa Haxhia ose ndryshe e njohur me emrin Enca, është një nga artistet më të përfolura në showbizin shqiptar.

 

Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale duke publikuar pamje të vendeve luksoze tropikale ku ajo po kalon pushime e saj verore.

 

Së fundmi Encaa ka postuar në InstaStory një ‘kunjë’ e cila duket për ata artista që po fitojnë miliona klikime në “YouTube” brenda 24 orëve me projektet e tyre muzikore.

 

“Punë natë e ditë që views-at me i rritë. Paçi fat”– shkroi ajo.

 

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja thumbon artistat e estradës se blejnë klikime, një debat ky që ka filluar të diskutohet goxha në rrjetet sociale.

 

Disa javë më parë një nga nga fansat e pyeti artisten se pse ajo nuk blen klikime, apo ka frikë se ia bllokojnë. Autorja e hitit “Bow Down” nuk hezitoi aspak të jepte një përgjigje, madje nuk la “ pa shfrytëzuar” dhe rastin për të thumbuar kolegët e saj.

 

“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen, zemër”,- u përgjigj Enca.

 

Ju kujtojmë që projekti i fundit i publikuar nga Haxhia ishte gati një muaj më parë. Ndërsa e pyetur për projekte të reja, Enca shprehet se shumë këngë janë gati, mirëpo ajo është e pavendosur për t’i lançuar.

 

 

TE TJERA