Publikohet ‘’Pele Pele’’ e Luana Vjollcës në bashkëpunim me yllin ndërkombëtar, ja DETAJI që s’duhet humbur! (VIDEO)

Luana Vjollca ka publikuar projektin e saj më të ri, i cili është shumë special pasi erdhi në bashkëpunim me Rayvanny.

 

Ylli shqiptar dhe artisti me famë ndërkombëtare kanë bashkuar forcat duke sjell një këngë me titull ‘’Pelepele’’.

 

Kënga me plot ritëm erdhi e realizuar edhe me videoklip.

 

Mirëpo një detaj na ka bërë mjaft krenarë, Luana ka bërë të mundur që Rayvanny të këndojë në shqip, po po dhe mund ta shijoni këtë HIT më poshtë:

 

 

Kujtojmë se Rayvanny më herët ka bashkëpunuar edhe me artistin tjetër ndërkombëtar, Maluma me këngën ‘’Tetema’’.

 

Nga ana tjetër, Luana Vjollca sapo ka mbyllur me sukses projektin “Thuaje”, një projekt që na preku zemrat me rrëfimet e sinqerta, të pasqyruara më pas edhe në këngët përkatëse.

TE TJERA