“Mozzik nuk flet me Noizyn ngaqë është lidhur me Loredanën”! Reperja i vë vulën: Kam kohë për…

Loredana Zefi dhe Rigels Rajku i njohur ndryshe me emrin e artit Noizy janë dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit pas bashkëpunimit të fundit. Por ky bashkëpunim dhe miqësia e krijuar prej tyre u aludua si një lidhje romanitke e mundshme mes dyshes.

 

“Heart attack” ka korrur sukses të madh duke thyer rekorde klikimesh, por përveç suksesit ky bashkëpunim ka sjellë dhe kunja e reagime të ndryshme nga Mozzik. Prej disa kohësh po qarkullon në rrjet një video e reperit Cllevio i cili ka një rivalitet të hapur me Noizy-n. Në video reperi ka bërë një deklaratë të fortë për Loredanën dhe Noizyn.

 

“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, ka thumbuar Ahmeti. Reperi i ka bërë këto aludime përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn dhe si duket kjo gjë ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes reperit dhe Mozzik.

 

Loredana na i ka sqaruar më në fund të gjitha. Ajo tregoi se dyshja janë njohur nga Blerim Destani, por nuk përmendi asnjë nga aludimet për një lidhje pasi tha se me Nozyn kanë vetëm një shoqëri të mire.

 

“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht.”-tha Loredana.

 

E ndërsa për jetën personale, Loredana tha se për momentin është single por mbetet e hapur ndaj një martese dhe një fëmije tjetër. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”, përfundoi ajo.

TE TJERA