Këngëtarja e muzikës popullore habit me deklaratën, tregon bakshishin e majmë që ka marrë në një dasëm: Më vinte keq, doja t’ja ktheja…

Stina e verës është padyshim periudha e dasmave.

 

Nëse dikur këto të fundit zhvilloheshin të thjeshta dhe mjaftonte pak muzikë për të argëtuar të ftuarit, sot ka ndryshuar. Dasmat konsiderohen një nga momentet më të rëndësishme në jetë, dhe në këtë kontekst vitet e fundit bëhen shpenzime marramendëse për ditën më të lumtur të një çifti.

 

Përpos gjithçkaje, tashmë edhe muzika preferohet të jetë live dhe nga këngëtarët më në zë të muzikës popullore. Prandaj pa frikë stinën e verës mund ta quajmë një periudhë të artë të tyre.

 

Së fundmi në një intervistë për T7, Shqipe Abazi ka folur me shifra rreth shumave që paguhet nëpër dasma. Madje këngëtarja e muzikës popullore shkoi më tej duke treguar bakshishin e majmë që kishte marrë në një event të tillë.

 

“Në shumicën e vendeve marrim bakshish. Varet prej disponimit të njerëzve, sa i kanë të ardhurat e mira, por kemi marrë në Velesht. Atje njihen dasmat që i bëjnë shumë të mëdha dhe nxjerrin shumë bakshish. 6 persona kemi qenë, krejt grupi kemi marrë 35 mijë euro bakshish. Kemi dashur t’ja kthejmë gjysmën se na ka ardhur shumë keq,”-u shpreh këngëtarja.

 

Më tej e ngacmuar nga moderatori, Shqipja u shpreh se ka shumë emra sot në industrinë e muzikës popullore që nuk janë të afta të mbajnë një natë live në një dasëm, duke i këshilluar të bëjnë sa munden jo më shumë.

 

“Nuk do i quaja kolege, se e kanë marrë profesionin me gabim. Shtri këmbët sa të mbërrin jorgani mos shko me ia prish dasmën dikujt,”-përfundoi Shqipe Abazi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...