I vendosin në sfond këngën e Getoar Selimit gjatë videos ‘live’ në Instagram, ja reagimi i Noizyt (VIDEO)

Noizy dhe Babastars– dy emra që nuk rrinë mirë pranë njëri-tjetrit dhe që sipas gjasave nuk do gjejnë kurrë paqe.

 

Teksa reperi nga Shqipëria po hedh pas gjithë keqkuptimet e të kaluarës duke bërë paqe me njerëzit me të cilët dikur ka pas keqkuptime, debate, apo kontradita, në këtë listë nuk bëjnë pjesë Ghetto Geasy dhe ish-labeli i tij Babastars.

 

Për gati dy dekada Babastars dhe OTR(grupi i Noizyt) kanë qenë në konkurrencë të vazhdueshme dhe shpesh kanë patur edhe konflikte fizike e sherre të mëdha. Viteve të fundit ata nuk janë përplasur më me njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë se raportet janë rregulluar.

 

Noizy ka realizuar së fundmi një video live në Instagram ku iu tregon ndjekësve makinën e re që ka blerë. Mirëpo, ka marrë vëmendje që në një lokal aty pranë dikush ka vendosur këngën e Getoar Selimit “E nxonme”.

 

Noizy shihet në reflektimin që i është bërë në një makinë aty pranë ku po kalonte që nuk është aspak i lumtur nga kjo gjë dhe me shenjë kërkon që muzika të ndërrohet. Gjë që është realizuar menjëherë pasi muzikë fiket.

 

Sigurisht ky moment nuk u ka shpëtuar ndjekësve që e kanë regjistruar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Kjo vjen pak ditë pasi Noizy këndoi në një nga koncertet e tij një nga këngët më të vjetra “Jena mbretër”, që është diss për ‘Babastars’, të quajtur ‘Babarecords’ gjatë kohës së publikimit të këngës. Ai e këndon thuajse kudo këtë këngë, por në rastin në fjalë ishte duke performuar në një club ku njëri nga pronarët është menaxheri i ‘Babastars’ Dekorim Sahiti, i cili është po ashtu vëllai i stilistit Valdrin Sahiti. Mes të tjerash në tekstin e këngës thuhet: “Na jena mbretër, kryesorët e natës. F*CK BABA RECORDS“. Në rrjetet sociale videoja është publikuar me shpejtësi dhe po bënë xhiron e rrjetit me ndjekësit që interpretojnë se Noizy i ka bërë diss ‘Babastars’ në shtëpinë e tyre.

 

Së fundmi Noizy bëri paqe me Top Channel, duke thënë se është rritur dhe ka vendosur të lejë pas energjinë negative duke u fokusuar te gjërat e mëdha. “Ideja është që jemi rritur dhe 6 vite nuk janë as shumë as pak, duhet të bëjmë gjëra të bukura dhe pozitive me energji të pastër. Kjo nuk mund të ndodhë nëse mbajmë hatërmbetje dhe nëse e mbajmë mendjen tek e kaluara. Unë jam këtu për të bërë gjëra të mëdha dhe këto bëhen vetëm duke bashkuar forcat dhe duke e lënë mbrapa negativitetin dhe të keqen. Kështu që mendova: u bë çfarë u bë, faji mbetet jetim dhe nuk jam këtu për të fajësuar askënd. Faji mbetet jetim. Ideja është që të ecim përpara dhe të hapim një epokë të re.”– u shpreh në fjalën e tij Rigels Rajku, siç quhet në të vërtetë artisti.

 

Ky reflektim i Noizyt duket se është bërë jo vetëm në marrëdhënie me televizionin në fjalë, por edhe me shumë persona me të cilët ka patur konflikte, siç është Stresi apo edhe Rozana Radi. Për këtë ai tha: “I kemi bërë edhe disa vite, unë gëzoj 35 vjet dhe nuk ka gjë më të mirë që kur e mbyll rrugëtimin tënd si nga ana artistike por edhe në jetë. Kur kemi mundësi pse mos të gëzojmë dashuri dhe mbështetje, sidomos nga njerëz që dikur kemi qenë okej. Është koha që të ecim përpara dhe kur e kemi në dorë që të bëjmë gjëra të mira pse jo. Preferoj dashurinë dhe respektin para urrejtjes 100% gjatë gjithë ditës. Besoj që ka të bëjë dhe mosha.”

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...