Foton më të bukur të fundjavës e publikoi Arbana Osmani dhe pikë

Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të tretë. Pas dy djemve, Jonit dhe Diellit do të vijë në jetë një vajzë, ose “motra” siç e zbuloi Joni gjininë pak javë më parë.

 

Pas përfundimit të “Big Brother Vip”, Arbana duket se kohën e saj ia dedikoi udhëtimeve me familjen. Së pari me partnerin e saj Eduartin dhe më pas e gjithë familja së bashku.

 

Nuk harron të ndajë momentet e saj edhe me ndjekësit në rrjete sociale. Siç ka bërë edhe me këtë fundjavë që po e kalon në Bogë, atje ku kanë ndërtuar një shtëpizë familjare prej druri.

 

Mes fotove të postuara, njëra është më e veçanta, ajo me gjithë familjen me sfond natyrën. Duken Arbana, Eduarti, Joni dhe Dielli. Sa bukur, sa bukur.

 

“Familje”, shkruan Arbana krahas fotos. Komentet dhe reagimet për këtë foto kanë qenë të panumërta dhe sigurisht të gjitha ishin pozitive.

 

Arbana është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, ndërsa rikthimi i saj në ekran do jetë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, kohë kur pritet të fillojë BBV2.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...