Fifi: Mamin nuk e lanë të bëhej këngëtare sepse kishin frikë mos bëhej ku…

Eftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte një artiste shumë e dashur dhe e komentuar, pikërisht Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, Fifi na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën.

 

Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera zbuloi ditën e sotme Fifi në “A Live Night”. Sigurisht që nuk mund të mbetej pa u përmendur edhe jeta personale, ndjesitë dhe emocionet e artistes, teksa Fifi tregoi gjithçka nga fëmijëria e saj e deri te dashuria e vërtetë për të.

 

Epo duket se talentin e ka marrë nga mami, teksa Fifi zbulon që edhe mamaja e saj ka patur shumë talent në këndim, por për arsye vërtet të trishta ajo nuk arriti të ndjekë këtë rrugëtim magjik.

 

“Artiste që fëmijë. Nuk ka ndryshuar ndonjë gjë rrugës. Mami im në kohën e vetë ka qenë super e talentuar, super vokal. E kanë pranuar në korin e Prishtinës. Nuk e kanë lënë të këndonte sepse nëse bëhesh këngëtare bëhesh k*r*ë. E la dhe nuk e ndoqi ëndrrën e vetë.

 

U bë profesoreshë si familja e saj. Kur erdhi puna për fëmijën e saj, u përpoqën ta bindnin që edhe ne duhej të beheshim profesora, avokat apo diçka të tillë. Është diçka që mua nuk më përket. Unë kjo jam.

 

Mami im ka luftuar shumë me të gjithë që ne të ndiqnim ëndrrat tona, sidomos që unë të bëhesha këngëtare, që ishte një ëndërr e parealizuar e vetja. Ku kam shkuar, mami ka qenë pas meje. Mos të kishte qenë kthimi nga Gjermania, kompeticionet, dështimet e njëpasnjëshme, studiot që nuk besonin te unë. Mos të kishin qenë këta njerëz, unë nuk do isha kjo që jam sot… Një fëmijë pesë vjeç thoshte do bëhem e famshme, do jem në televizion”, tha Fifi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...