E dhimbshme/ Këngëtarja shqiptare tregon historinë e trishtë: Kam abortuar dy herë!

Kosovë- Njihet gjërësisht dhe jo vetëm në Kosovë.

 

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka treguar se ka kaluar një periudhë shumë të dhimbshme në jetë. Ajo tregoi ditën e djeshme në emisionin ‘Rudina’ se ka kaluar dy aborte spontane, një histori që nuk e kishte treguar më parë duke u shprehur se dhimbja ka qenë shumë e madhe.

 

“Normalisht është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot.

 

Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund. Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”, tregoi Ryva.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...