Dieta me kos që po çmend internetin: Shkrin kilet e tepërta në 3 ditë

Kosi është një ndër produktet më të shëndetshme, veçanërisht nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë.

 

Ai stimulon rritjen e baktereve të shëndetshme të zorrëve, që përshpejton procesin e trejtes si dhe eliminon të gjitha toksinat. Si rrjedhojë, sjell dhe humbjen e peshës sepse ushqimi tretet më me shpejtësi.

 

Trupi i njeriut ka rreth 400-500 lloje të ndryshme bakteresh, ku pjesa më e madhe e tyre janë të dobishme. Çrregullimet me sistemin e tretjes vijnë si rezultat i çekuilibrimit të baktereve. Kjo ndodh për shkak të stresit, shëndetit të dobët, konsumimit të antibiotikëve si dhe ushqimeve të pashëndetshme.

 

Kjo dietë e sjellë nga Ana Lugue po çmend internetin. Sipas saj, rekomandohet të hahet deri në 2 litra kos çdo ditë. Por, duhet që ta kombinoni atë me ushqimet e listuara më poshtë.

 

Dita e pare

Mëngjes

Në mëngjes hani fruta dhe pak kos me yndyrë të ulët me drithëra.

 

Drekë

Hani zarzavate të përgatitura me pak vaj ulliri dhe kombinojini me pak oriz. Në fund hani kos të kobinuar me fruta të freskëta.

 

Darkë
Për darkë mund të hani një sallatë të përgatitur me 1 karotë, 1 mollë dhe 50 gram proshutë të skuqur me pak vaj ulliri. Përziejini më pas me kos me yndyrë të ulët.

 

Dita e dytë

Mëngjes

Ju duhet një kastravec dhe pak kos për të përgatitur një sallatë të shpejtë. Përziejini sëbashku dhe hajeni menjëherë.

 

Drekë
Skuqni në një tigan me pak vaj ulliri pak kërpudha dhe speca. Pasi janë zbutur, shtoni në të pak kos.

 

Darkë
Përzieni 2 gota kos me pak manaferra ose mjedra.

 

Dita e tretë

Mëngjes

Miksoni pak djathë, një mollë të copëtuar, pak kanellë dhe kos. Në fund shtoni pak kripë dhe piper për shije dhe konsumojeni menjëherë.

 

Drekë
Piqni 150 gram fileto pule dhe kombinojeni me pak kos, një kastravec dhe pak mustardë për të shijuar një pjatë sallatë.

 

Darkë
Zieni 100 gram makarona për disa minuta. Kombinojini me një vezë të zier dhe më pak kos.

Kjo dietë nuk shkakton probleme te njerëzit, por nuk rekomandohet të përdoret për një përiudhë afatgjatë. Humbja e peshës arrihet nëse kufizoni ushqimet kalorike.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...