Çmimet e larta, braktisen plazhet, shqiptarët “turren” drejt Turqisë dhe Greqisë

Këtë korrik në plazhet e jugut ka pasur më pak turistë. Për kryetarin e Shoqatës së Turoperatorëve, Besnik Vathi, shkak janë çmimet e larta dhe mungesa e strukturave hoteliere.

 

 

“Zona e jugut historikisht nuk ka pasur më shumë sesa 45 ditë shfrytëzim, gjë që ka dhe pasoja prej këtij frekuentimi të shkurtër, pasoja në çmimet e larta që ofron. Nuk ka atë inventar të madh hotelier që ka zona Durrës-Golem,” tha Besnik Vathi, Kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

 

Heqja e kufizimeve të pandemisë ka shtuar numrin e shqiptarëve që po pushojnë jashtë vendit. Risi këtë verë është Spanja, por Greqia dhe Turqia janë ndër destinacionet më të preferuara.

 

“Lëvizja e parë për nga numri është drejt Greqisë, për nga të ardhurat, shpenzimet që bëjnë është drejt Turqisë. Por ka lëvizje këtë vit për herë të parë edhe drejt Spanjës pasi ka fluturime direkte. Vazhdojnë fluturimet drejt Egjiptit,” tha ai.

 

Ndërsa të huajt që kanë vizituar Shqipërinë kanë zgjedhur të qëndrojnë në plazhet pranë Tiranës, në Durrës e Golem.

 

 

“Turizmi i plazhit ka zonën kryesore që është Durrës-Golem, zona që pret numrin më të madh të turistëve nga jashtë vendit,” tha ai.

 

Ata janë kryesisht nga Europa Perëndimore, por të shumtë janë edhe turistët nga vendet skandinave.

 

“Janë shtuar destinacionet pasi ka për herë të parë fluturime direkte nga Tirana edhe me fluturime të skeduluara drejt vendeve Skandinave. Janë dy dhe do bëhen tre qytete në Francë që fluturohet direkt, janë Barcelona dhe Madridi për herë të parë që fluturohet direkt gjatë këtij viti,” tha ai.

 

Pavarësisht problematikave që lidhen me çmimet apo mungesën e punonjësve të kualifikuar, Turoperatorët thonë se industria e turizmit ka nisur të rimëkëmbet pas dy viteve pandemi./ Ora News

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...