“Bravo që lëvizni gjoksin”/ Një “sherr” i ri në horizont, Dalina Buzi ironizon hapurazi Olsa Muhametin (VIDEO)

Çdo ditë e më shumë, televizionet shqiptare po përpiqen të sjellin frymën e reality-show-ve amerikan.

 

Edhe këtë herë Olsa Muhameti “guxoi” duke sjellë versionin shqiptar të “To Hot to Handle”. “Kepi i Tundimit” emisioni i ri me 10 të rinj që do të bashkëjetojnë me njëri-tjetri në një shtëpi për 20 ditë, sapo ka startuar.

 

Pas prezantimit me personazhet pjesëmarrës, të shumtë kanë qenë përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët kanë reaguar, duke i konsideruar thjesht si të bukur dhe asgjë më tepër.

 

Duket se e të njëjtit mendim është edhe Dalina Buzi, e cila e pyetur në një bisedë virtuale nga ndjekësit mbi emisionin nuk hezitoi të ironizonte hapurazi autoren, Olsa Muhametin.

 

“Jo nuk e pashë, vetëm një fragment ne Instagram. Kështu bravo iu qoftë gocave që bënë intervistën me rroba banjo, rrinë ulur dhe nuk u paloset barku dhe krijohet dhjami. Bravo gocave, dhe çunave që lëvizin gjoksin. Wow,”– është shprehur Dalina.

 

Kujtojmë që një muaj më parë, Olsa Muhameti ishte e ftuar në programin “Goca dhe Gra”, ku bashkë-moderatore është edhe Dalina Buzi.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...