Alesia Bami: S’bëj pushime në Shqipëri, shkoj aty ku një shishe verë bën 80 mijë €

Pasi mbaroi një tjetër sezon të suksesshëm në “Procesin Sportiv”, sikurse kemi parë në rrjetet sociale moderatorja Alesia Bami ndodhet me pushime në Mykonos.

Në shtetin fqinj ajo ka publikuar disa foto në “Instagram” nga ishulli i famshëm aq edhe i shtrenjtë ku dhe shumë futbollistë kalojnë pushimet e tyre në vitet e fundit.

Prej andej, Alesia ka realizuar edhe një intervistë telefonike me ‘Top Albania Radio” në emisionin e moderuar nga Ed Manushi. E pyetur rreth pushimeve të saj, prezantuesja tha:

“Mendoj se shërbimi i tërheq të gjithë këtu. Çmimi që kam pirë unë, nuk është normale ta them. Ka nga më të lirat tek më të shtrenjtat. Një shishe verë këtu kushton deri në 80 mijë euro.”

Ndërkohë e ngacmuar nga Ed Manushi nëse ka parë ndonjë futbollist, ajo tha: “Këtu në fakt ka shumë futbollistë që pushojnë. Nuk dua të përmend emra.”

Mirëpo, Manushi tha: “Do të thotë se muhabetet që vijnë këtu janë të vërteta: “Alesia Bami në pishin me një futbollist”. Mund ta them edhe emrin nëse më lejon”. Por, Alesia e anashkaloi me sportivitet këtë situatë dhe nuk zbuloi asnjë emër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...