Vetëm në javën e parë të gushtit, shteti grek do të jetë në pritje të 1 MLN turistëve në aeroportet e vendit. Sipas Schengen Visa Info, kanë kaluar shifrën e 950.000 fluturimeve hyrëse në javë gjatë muajit aktual, korrik.
Ministri i Turizmit Vassilis Kikilias tha se vetëm në maj është kaluar përfitimi i të ardhurave nga turizmi me gjymë MLD € krahasuar me vitin 2019 pasi shërbimi i akomodimit është rritur.
Krahasuar me 3 vite më parë xhiroja e bizneseve në sektorin e hotelierisë është rritur me 40 MLN €.
Ishujt më të preferuar si destinacione turistike për pushuesit që zgjedhin Greqinë janë Kreta, Korfuzi dhe Cikladët. 10-ditëshi i parë i muajit korrik ka regjistruar shifra rekord turistësh në ishujt grekë.