Turisti ukrainas: U largova nga Saranda që ditën e parë, vetëm shezlonge! IKA NË GREQI!

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi shqetësimin e turistes suedeze, e cila tregoi se ishte përzënë nga bregu i detit në Sarandë nga biznesmenët që i thoshin se e kishin me qira. Shqetësimin ajo e kishte bërë në një nga grupet më të mëdha të Shqipërisë, ku të huajt përpiqen të promovojnë turizmin, por ndajnë edhe problemet e tyre.

 

Së fundmi ka qenë një turist ukrainas ai që ka shprehur shqetësimin e tij. Në postimin ku edhe turistja suedeze u ankua, ai shkruan se ka qenë në Sarandë dhe Ksamil para 15 ditësh, por qëndroi vetëm një ditë dhe ditën e dytë vendosi të shkonte në Greqi.

 

Sipas turistit, e mori këtë vendim sepse në Shqipëri, e vetmja gjë që shihte ishin shezlongët të vendosur nga biznesmenë të ndryshëm në çdo plazh të vendit. Sipas tij, në Greqi vizitoi shumë plazhe publike, ndryshe nga Shqipëria.

 

Ai shkruan:

Isha ne Sarande dhe Ksamil para 15 ditesh, problemi i vertete, i vizitoj te gjitha plazhet, te gjitha te mbushura me shezlonge. Ju nuk mund të shihni as bukurinë e vendit. Ajo që shihni janë shezlongët dhe deti. Kështu ditën e dytë u larguam nga Shqipëria dhe shkuam në Greqi. Dhe shijova disa km plazh të bukur, me vetëm 6 persona në të gjithë linjën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...