“O të çmendur, o fundrrina lirojeni shef Saimirin”

Nga Senad Nikshiqi

Policia jonë e dashur paska arrestuar shef Saimir Rrustemin. Nuk mjaftoi perskutimi që i bënë atij dhe shumë ekspertëve të tjerë të policisë së shtetit që u fyen në mënyrën më të rëndë të mundshme duke e degdisur si punonjës në sallën operative të policisë së Dibrës.

Pra shef Saimiri i cili mund të jetë ndër efektivët më të trajnuar dhe ndër eskpertët më të mirë që ka policia jo vetëm e Shkodrës por edhe në rang rajonal u dërgua në Dibër në një pozicion po aq sa të nderuar po aq edhe të ulët për një efektiv karriere si komisar Saimir Rrustemi aq më tepër në Dibër.

Tani vijmë tek rasti i fundit. Policia arreston shef Saimirin bashkë me 17 të tjerë se paska firmosur një tender disa vite më parë për rikonstruksionin e komisariatit të policisë së madhe. Shef Saimiri ka qenë pjesë e grupit formal për marrjen në dorëzim të objektit dhe siç duket paska hedhur një firmë siç ia kanë kërkuar shefat për atë godinë. Kuptoni se këto grupe janë totalisht formale dhe realisht nuk kanë asgjë në dorë.

Ata që vjedhin paratë nëse realisht ka pasur një abuzim janë shefat e tyre bashkë me firmat dhe supervizorët. A mund të ketë njeri në botë që beson se një grup formal vjedh paratë dhe shefat nuk qenkan në dijeni. A mund ta besojë dikush se lulëzon droga dhe shefat nuk qenkan në dijeni. A mund ta besojë kush se di gjithë Shkodra vrasjet dhe vetëm shefat e tyre nuk kanë dijeni? Një perskuetim i gjallë.

Figura e shef Saimirit në vend të prangave dhe burgut duhej të ishte shembulli më i mirë i policisë së shtetit. Zoti Gledis Nano, Zoti Ministër i Brendshëm dhe ju prokuror e gjykatës që do keni në dorë dosjen e shef Saimirit hapini mirë sytë. Ndaluni në një moment dhe thirrni ndërgjegjes sepse përpara keni shef Saimirin dhe jo ordinerët e policisë së shtetit që kanë tre punë paralele, rrogën e shtetit, grupeve kriminale dhe bizneset e paligjshme ku vendosin emra qarramanësh.

Keni përpara një efektiv policie që ka sakrifikuar për të ruajtur nderin dhe dinjitetin e tij. Unë e di që duhej të kishte bërë më shumë, unë ë e di që mbase duhet të kishte denoncuar shefat e tij për vjedhjen në tenderin e komisaritit të Malësisë së Madhe.

Ama shef Saimiri nëse nuk ka bërë atë ka bërë shumë më tepër. Ka bërë atë që shumë shefa policie, shumë ministra e po të doni edhe kryeministra nuk e kanë bërë në këto 30 vite. Është përballur me shumë kriminelë, grupe kriminale të rrezikshme por edhe barkderrat e policisë.
Policia e Shkodrës sa arreston shef Saimirin të tregojë se si ka asgjesuar 500 mijë rrënjë në gjithë faqen e malit në Oblikë? E kujt ishte ajo drogë? Kush e mbrojti në policinë e Shkodrës? Përse u degdis shef Saimir në Dibër? A lidhet kjo me asgjesimin e 500 mijë rrënjëve që policia i bëri 500 rrënjë?

Unë e di se shef Saimir do të lirohet shumë shpejt dhe do ta fitojë betejën e tij si dhe do jetë sërish pranë familjes por nuk është ky diskutimi. Përse duhet ta ndot emrin e saj policia e shetit me arrestimin e shef Saimirit dhe ta njollosë edhe emrin e tij. A është ky shef Saimiri që kontribuoi në goditjen e emrave më të tmerrshëm sapo Berisha erdhi në pushtet? A është i njëjti që kontribuoi edhe në arrestimin e shumë individëve dhe grupeve kriminale edhe pas 2013 në qeverisjen e Ramës?

Shpesh herë jam akuzuar se shef Saimiri ka qenë burimi im por në fakt po jua them këtu troç fare se nuk ka ndodhur asnjëherë që të më telefonojë qoftë për një ngjarje të vetme. Po di të respektojë mediat dhe këdo tjetër deri tek qytetari më i fundit ndryshe prej kriminelëve që policia ka patur brenda saj në këto 30 vite. Atyre që futen nepër lokalet e Shkodrës sa herë nuk i japin ryshfetin e zakonshëm, atyre që kanë mbushur malet me drogë, atyre që Zot kane grupet kriminale. Atyre që e zbardhin në katër të mëngjesit lokaleve duke hapur shishe shampanje që do i duheshin 10 rroga për ti paguar.

I gjithë tenderi 2 milion lekë të vjetër, 14 a 18 të arrestuar. Zoti e di ça bëjnë!

O të çmendur, o fundrrina lirojeni shef Saimirin se do i bëni nder vetes tuaj dhe jo atij. Po e mbyll me kaq se nuk e di çfarë më nxjerr goja! Të turpshëm!

TE TJERA