Në Shqipëri i përzënë/ Shqiptarja tregon plazhin në Greqi: Askush s’i bezdis!

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA postoi videon e dy pronarëve, të cilët tentonin të përzinin nga bregu i detit një turiste suedeze,

 

pasi ajo kishte hapur peshqirin në vendin e pretenduar se ishte marrë me qira nga dy “cubat”, Turistja suedeze, bashkë me bashkëshortin e saj, kishte hapur peshqirin mu në breg të detit, por edhe aty dy “të fortët” pretendonin se ishin pronarë.

 

Kjo është dhe një nga arsyet se pse jugu është braktisur nga shumë pushues këtë vit dhe shumë shqiptarë kanë zgjedhur Greqinë apo edhe Turqinë, pasi ka çmime më të lira dhe plazhi, edhe në zonat më të bukura është publik.

 

Një shqiptare, e cila ka shkuar në Greqi me pushime tregon se si turistët hapin peshqirët pranë bregut dhe pushojnë të pashqetësuar. Më lart ndodhen çadrat e privatit, por ata nuk kanë aspak të drejtë të shkojnë të ngrenë turistët që po pushojnë në breg të detit.

Qytetarja shkruan:

 

Pershendetje, marre shkas nga rasti skandaloz i dy turisteve nga Suedia per tju derguar se si eshte situata realisht ne plazhet e Greqise. Ndodhemi ne Sivota, ne nje nder plazhet me te bukura, Mega Ammos, plazh privat me pronar, lokal, restorant, plazh dhe hotel madje. Ja si jane vendosur cadrat e pushuesve te cilet nuk deshirojne te shpenzojne per shezllonet! Fakt qe neve shqiptareve na beri pershtypje sepse nuk jemi mesuar….

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...