Menaxheri i VIP-ave tregon prapaskenat e ”Big Brother VIP 1”: Do e bënte Luana Vjollca

Xhani Demika, i ftuar në programin “Ora verore”, ka rrëfyer disa detaje lidhur me prapaskenat e “Big Brother VIP Albania”.

 

Si fillim, ai tha se nuk do të bëhej kurrë pjesë e këtij reality-show si dhe theksoi se ftesa i ka ardhur në kohën kur thuhej se programi do të prezantohej nga Luana Vjollca.

 

“Më ka ardhur ftesa kur u diskutua që do ta bënte Luana. Shumë vonë e kam marrë vesh nga mediat që do ta bënte Arbana.

 

E kam shumë problem pjesën e përballimit të mbyllur në ato mure. Nuk do ta pranoja”- tregoi Xhani.

TE TJERA