Komisari i Rrugores pëson arrest kardiak në detyrë, Policia mesazh ngushëllimi…

Komisar Edi Veli është ndarë nga jeta ditën e sotme në krye të detyrës, shkruan newsbomb.al. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta për shkak të arresti kardiak ka tronditur Policinë Rrugore të Tiranës, e cila thotë se Veli ishte një oficer karriere.

 

 

“Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar”, njofton Policia e Shtetit, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.

 

“Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

 

Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.

 

Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar. Policia e Shtetit i shpreh ngushullimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. U prehsh në paqe Edi”, thuhet në njoftimin e Policisë së SHtetit.

TE TJERA