I akuzuan se u larguan pa paguar apartamentin, reagon familja nga Kosova: Pronares i lamë 5€ ‘bakshish’

Më herët JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një pronareje në Sarandë ndaj një familjeje nga Kosova. Sipas saj familja kosovare kishte marrë apartamentin e saj me qira për 7 ditë por ata janë larguar që pas natës së parë, pa paguar fare.

 

Por ky version hidhet poshtë nga familja nga Kosova e cila në një reagim thotë për shkak të një problemi ata janë detyruar të largohen që pas natës së parë. Ata shprehen se kur janë larguar i kanë lënë pronares çelësin e apartamentit dhe 50 € edhe pse qiraja për një natë ishte vetëm 45€.

 

Ata kanë dyshime se pronarja mund të jetë nervozuar që familja nuk ka qëndruar 7 ditë ashtu siç kishin rënë dakord. Në fund ata shprehen se kanë kontaktuar me policinë për këtë denoncim pasi sipas tyre nuk është i saktë.

 

Reagimi i plotë:

Prsh, sapo e pash nje artikull qe e keni postue, Per familien time ne Sarande. Veq po du Me ju tregu qe kjo nuk osht e vertet. E bonem pazar Per 7 dite ka 45 euro naten. Por na ndodhi nje rast dhe nuk patem mundsi Me nejt ma, Per shkak qe na erdh keq ja lam 50 euro ne kuzhin Me qelsa dmth 5 euro ma shum, na e kena dit qe ka kamera se vet ka tregue aj Per siguri tmakines.

 

Nuk e di pse, nashta i ka ardh merzi qe nuk kem nejt 7 dite qysh e kena ba pazar dhe Per qata ja ka ba. Nuk pata as numer as nuk mujsha Me gjet at gazden, aj munet me kqyr en kamera 30 min e kom lyp mos po ja gjaj shpin. Te marten naten e kena ba pazar, te merkuren para sabahit jena dal. Jemi duke kontaktuar policin sepse denoncimi nuk eshte ne regullur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...