“Berisha non-grata s’i duhet më as partisë as vendit”, gazetarja e njohur: Grida Duma duhet emëruar në krye të PD-së

Me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga Britania e Madhe, pas SHBA-së, kanë nisur të qarkullojnë zërat se kush duhet të vijë në krye të Partisë Demokratike.

 

Për gazetaren e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, Berisha “non-grata” tashmë nga SHBA dhe Britania nuk i duhet më as partisë dhe as vendit. Ajo thotë se në krye të PD-së duhet të vijë Grida Duma, një politikane me eksperiencë dhe guxim.

 

“Grida Duma duhet emëruar në krye të PD-së. Berisha në listë të zezë të SHBA-së tash të Britanisë së Madhe, si duhet më as partisë e as vendit. Grida është gjatë në politikë, dhe çfarë është shumë me rëndësi, ajo ka guxim sepse kjo të duhet më së shumti në skenën politike shqiptare.

 

Grida është gjenerata e politikanëve që i duhet Shqipërisë në rrugëtimin drejte Evropës”, shprehet gazetarja Xharra në një postim në rrjetet sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...