Berisha “non grata”, reagon Ambasada e Britanisë së Madhe: Janë dokumentuar lidhjet me krimin dhe korrupsionin

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” edhe nga Britania e Madhe. Ky është vendi i dytë pas SHBA që shpall të padëshirueshëm Sali Berishën.

 

Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur “non grata” nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë.

 

Sali Berisha ka deklarua se akuzat e Britanisë së Madhe për shpalljen e tij “non grata” janë bazuar në shpifje.

 

Ndërkohë Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, njofton për mediat se Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe.

 

Reagimi i Ambasadës

 

“Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni.

 

Është politika e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të individit. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra.

 

Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin.

 

Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”

TE TJERA