”35 mijë euro kemi marrë bakshish në një dasmë”/ Këngëtarja shqiptare: Më vinte keq doja ta ktheja

Së fundmi në një intervistë për T7, Shqipe Abazi ka folur me shifra rreth shumave që paguhet nëpër dasma. Madje këngëtarja e muzikës popullore ka treguar bakshishin e majmë që kishte marrë në një event të tillë.

 

 

“Në shumicën e vendeve marrim bakshish. Varet prej disponimit të njerëzve, sa i kanë të ardhurat e mira, por kemi marrë në Velesht. Atje njihen dasmat që i bëjnë shumë të mëdha dhe nxjerrin shumë bakshish. 6 persona kemi qenë, krejt grupi kemi marrë 35 mijë euro bakshish. Kemi dashur t’ja kthejmë gjysmën se na ka ardhur shumë keq”, u shpreh këngëtarja.

 

Shqipja u shpreh se ka shumë emra sot në industrinë e muzikës popullore që nuk janë të aftë të mbajnë një natë live në një dasëm, duke i këshilluar të bëjnë sa munden jo më shumë.

 

“Nuk do i quaja kolege, se e kanë marrë profesionin me gabim. Shtri këmbët sa të mbërrin jorgani mos shko me ia prish dasmën dikujt”, përfundoi Shqipe Abazi.

TE TJERA