Po me Flori Mumajesin ç’ndodhi? Artisti zhduket papritur nga ….

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur por fansat e Flori Mumajesit janë shqetësuar për të.

 

Nuk ka probleme shëndetësore dhe asnjë gjë tjetër (që mund ta dimë), por artisti është zhdukur nga rrjetet sociale.

 

Ai ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithë po mendojnë se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.

Hipotza 1

 

I kanë vjedhur Instagramin.

Kohët e fundit personazhe të ndryshme të showbizit shqiptar po hasin me një problem madhor për profesionin e tyre: hakërimi i adresave zyrtare në rrjetet sociale. Pak ditë më parë Miriam Cani ra pre e hackera-ve, të cilët i kanë vjedhur llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook, duke bërë postime të shpeshta.

 

Një tjetër personazh që i është hakëruar faqja e Instagramit është edhe reperi Getinjo. Lajmin e ka bërë me dije vëllai i tij Mozzik i cili në një status në Instastory shkruan:“Faqja zyrtare e Getinjo është hakëruar për momentin. Respekte”. Po ashtu, probleme kanë patur edhe Monika Lubonja, Afrona Dika.

 

A është Flori Mumajesi emri i radhës në këtë list?

 

Hipotza 2

Pa shkuar në përfundime kaq ‘të këqija’, ndoshta ky veprim lidhet me një reklamim të mirë që mund të pasohet nga një ose disa këngë, pse jo edhe një album.

 

Deri tani kemi patur raste të shumta, ku këngëtarët largohen nga rrjetet sociale për tu rikthyer më të fuqishëm, teksa duhet ta pranojmë se kjo shkëputje iu shërben mjaft mirë.

 

Risjellim në vëmendje se këtë taktikë ka përdorur edhe Dua Lipa para se të publikonte albumin e saj aq të suksesshëm ‘Future Nostalgia’, kur u zhduk nga Instagrami, duke thënë se ka nevojë për pushim.

 

Megjithatë, asgjë nuk mund ta themi me siguri derisa Flori të prononcohet vetë.

 

Ku i dihet, ndoshta ka ndonjë hipotezë numër 3?

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...