Për 1 muaj fitova 100 mijë dollarë nga Tik-Toku. Kengetarja shqiptare nje milionere per pak muaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, është një ndër personazhet publike më aktive në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës.

 

Së fundmi ajo ka zbuluar shumën marramendëse që fiton përmes këtij aplikacioni.

 

Gjatë një interviste për një televizon në Kosovë, Rovena ka thënë se për një muaj gjatë kohës kur ishte më aktive, ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj.

 

“Ju doni të vijnë ata të tatimeve. Ju të tatimeve nuk keni punë tek TikTok-u i Rovenës se e kam paguar Tik Tokun vetë. TikTok-u merr 70%. Por kam fituar, me thanë të drejtën, ato dy muaj që kam qenë më aktive në Tik Tok kam fituar afro 100 mijë dollarë. Ja vlen me qen aktive, por nuk kam kohë. Ajo është për ata njerëz që punojnë vetëm në TikTok, se ka njerëz që e kanë kthyer në punë.” ka thënë Rovena.

TE TJERA