LEPUSHA, ATY KU CDO PERSON DASHUROHET ME NATYREN …

Lepusha mbetet si nje nga ato destinacionet qe nuk zgjenjen asnjhere. Ne cdo stine ajo mirepret vizitore te ndryshem shqiptar dhe te huaj.

 

Duket se Lepushen e ka qendisur me shume kujdes natyra me bukurite prrallore qe te servir. Dhe pikerisht kjo eshte nje nga arsyet pse turistet e perzgjedhin per ta vizituar dhe rikthyer sa here tu jepet mundesia. Lenader Çekaj pronar i bujtines Alpini ne Lepushe shprehet se per kete sezon turistik ka pasur mjaft vizitor si te huaj dhe shqiptare pavaresisht se edhe vete pandemia ka lene ato ndikimet e saj.

 

Nderkohe ka vizitore shqiptar qe cdo here zgjedhim Lepushen si ai destinacioni qe te fal relaks si askund tjeter. Per Anxhela Ujka nje blogere e njohur ne qytetin e Shkodres shprehet se relaksi dhe qetesia qe te fal ky vend eshte I pakrahasueshem me asnje vend tjeter.

 

E ne syrin e turisteve te huaj perkatesisht atyre nga Zvicra qe aktualisht gjenen ne Lepushe e perkufizojne si nje vend teper mikprites dhe me bukuri te rralla natyrore.

 

I sapo ardhur ne Lepushe Philip Wepener nje turist nga zyrihu I Zvicres shprehet se eshte I mahnitur me ate se cfare gjeti ne kete vendi duke thene: Eshte dita jone e pare ne Lepushe. Ne kemi menduar te bejme nje shetitje bashke me familjen time gruan dhe dy femijet. Do te qendrojme per tre jave ne kete vend ndersa do te levizim ne destinacione te ndryshme. Ndoshta do te vijmë edhe vitin tjeter ne vere dhe do bejmë pushime ne det dhe ne mal.

 

Nderkohe nje vizitor I vecantee eshte edhe Ueli Landolt. Ai ka ardhur ne Shqiperi per here te pare shume vite me pare dhe eshte dashuruae tmerrsisht me Shqiperine aqsa tashme ai e quan veten shqiptar. Ne planet Ueli Landolt e mendon si te larget kohen e rikthimit ne vendlindjen e tij.

 

Lepusha, ndodhet rreth 90km larg qytetit të Shkodrës. Fshati është vendosur në një fushë, që nga njëra anë rrethohet me kodra ndërsa në anën tjetër me majat të larta, pikërisht aty ku ndahet Mali i Zi me Shqipërinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...