“Jam mësuar të jetoj me këtë…!” Eni Koçi flet për problemin shëndetësor dhe zbulon ku do jetojë pas shtatzënisë

Këngëtarja Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia pasi u infektua me COVID-19.

 

‘Parosmia’ është termi që përdoret për të përshkruar humbjen e sensit të nuhatjes. Veç kësaj, kjo situatë shëndetësore mund të bëjë që t’u duket sikur disa gjëra të përditshme kanë një aromë shumë të fortë e të pakënaqshme.

 

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Eni është pyetur nëse i është kthyer shija dhe nuhatja. “Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje“- shkruan këngëtarja.

 

Ndërkohë e pyetur se ku do jetojë pas shtatzënisë, Eni tha se “gjithmonë do jenë mes Tiranës dhe Prishtinës, pasi është e pamundur që të jemi stabël në një vend”.

 

Ajo dhe këngëtari Genc Prelvukaj janë në pritje të një vajze. Çifti vendosën ta bënin të ditur lajmin në projektin e tyre muzikor ku aty zbuluan dhe gjininë e bebushit. E pyetur nëse ka menduar për emrin e vajzës, artistja u shpreh se ia kanë vendosur emrin tashmë por dëshiron që ta mbajnë ende një sekret për publikun. “E kemi vendosur por mbetet ende sekret”– tregoi ajo.

 

Ata po ashtu kanë kurorëzuar edhe dashurinë e tyre në martesë, ndonëse ende nuk kanë realizuar dasmë. Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 artisti i bëri një super propozim në Plavë këngëtares.

 

Ata janë martuar që prej vitit 2019 dhe këtë e kishin mbajtur sekret dhe e bënë të ditur vetëm disa javë më parë kur Eni postoi një foto të tyre me fustan nusërie dhe kostum duke shkruar: “Zoti dhe Zonja Prelvukaj, të martuar që prej vitit 2019”.

 

TE TJERA