(Foto) E kujtoni Vinin e ‘Portokallisë’? Me zor se do dalloni tani aktorin e njohur

Aktori Ervin Bejleri ka qenë një nga personazhet më të dashur në “Portokalli”, ku të gjithë shqiptarët u dashuruan me “Ninin dhe Vinin”. Edhe sot qindra rolet e tij vazhdojnë të klikohen në YouTube.

Por që pas largimit nga emisioni i humorit emri i tij nuk u lakua më aq shumë dhe duket se aktori ka mbetur disi në harresë prandaj vazhdon të njihet ende si Vini i Portokallisë.

Në daljet e fundit aktori ka habitur edhe me ndryshimin drastik në look dhe është klthyer në biond, dalje me të cilën duket shumë trend.

Në një emision në TV Klan ku mes kujtimeve për rolet e para disa viteve dhe atyre të kohëve të fundit, u përmend dhe filmi i Ermal Mamaqit “Dy gisht mjaltë” ku Ervini ka marrë pjesë.

Një deklaratë e tij se filmi ishte komercial, hapi polemika nëpër rrjet, duke e konsideruar deklaratën e tij si ofenduese, gjë që sipas tij nuk ishte aspak e vërtetë.

Ai madje sqaroi qëndrimin e vlerësimin e tij duke treguar dhe telefonatën që kishte marrë menjëherë nga Ermali dhe shtoi se është keqinterpretuar termi “komercial”, pasi i kanë dhënë konotacion negativ nëpër portale dhe rrjete sociale. Menjëherë ai dha versionin e vërtetë se si qëndronte puna.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...