EMRAT/ Nga ish-shefi i rendit tek specialistët, kush janë disa nga të arrestuarit për abuzim me tendera në Shkodër

Mes 14 të arrestuarve në Shkodër është edhe Sajmir Rrustemi, ish-shefi i rendit në Policinë e Shkodrës.

 

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Xhavit Isufi, specialist i rendit pranë Drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Burime për ABC bëjnë të ditur se mes të arrestuarish ka edhe zyrtarë të logjistikës si dhe nga Drejtoria e Financave.

 

ABC ka mundur të mësojë edhe disa nga emrat e të arrestuarve të tjerë. Ata janë:

 

Mustafë Ishmaku

 

Arsenida Hadri

 

Veronika Gjanaj, (Specialiste Finance)

 

Rudina Keçi (Specialiste Financa)

 

14 zyrtarët në radhët e policisë së Shkodrës, këtë të enjte për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.

 

Burime nga policia e Shkodrës, tregojnë se mes të ndaluarve janë edhe ish drejtues të lartë në sektorë të ndryshëm të policisë Shkodër. Bëhet fjalë për tenderin e rikonstruksionit të Komisariatit të Policisë në Malësi të Madhe punë e kryer para 4 vitesh.

 

/abcnews.al

TE TJERA