DENONCIMET/ “Policia po na gjobit kot, makinën s’e kemi lëvizur, na del gjoba papritur në sistem”

Ditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur dy denoncime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët pretendojnë se janë gjobitur nga policia e shtetit pa e lëvizur makinën aspak.

 

Njëri prej tyre rezulton se është gjobitur në Kamëz edhe pse ka më shumë se një javë që nuk ka lëvizur nga Dibra. Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, e cila ka dalë nga sistemi, qytetari është gjobitur në datën 17 korrik, por sipas tij nuk e ka lëvizur aspak makinën jashtë Dibrës.

 

Qytetari shkruan:

Pershendetje Joq! Kam nji jav qe jam ne diber dhe ne kamez skaloj ndonjeher me del ne sistem qe kam marr nje gjob me dat 17 ne kamez … doja tpysja nese i ka ndodh ndonje njeriu tjt kshu si un ? Dhe ku duhet te drejtohemi? Faleminderit nese e postoni

 

Ndërkohë, një qytetar nga Tirana shkruan për JOQ se i ka dalë një gjobë në sistem edhe pse në atë datë mainën e ka pasur të parkuar poshtë zyrës, në një vendparkim të lejueshëm, që nuk mund të gjobitesh.

 

Përveç këtyre dy denoncimeve të ditës së sotme, në redaksinë e JOQ, pak javë më parë, ka mbërritur një denoncim, nga një qytetar tjetër, i cili kishte dalë jashtë Shqipërisë dhe kur kthehet shikon që ishte gjobitur, ndërkohë që makina nuk ishte lëvizuar nga askush dhe ai vetë nuk ishte në Shqipëri.

 

Kjo lind dyshimet se policia e shtetit, mund të vendosë edhe gjoba, pa konstatuar shkelje, por thjesht për të mbushur normën efektivi i policië.

 

Megjithatë, deri më tani janë denoncime të qyetetarëve dhe mbetën vetëm dyshime.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...