Në fillim të gushtit, qytetarët shqiptarë do të përballen sërish me rritje çmimesh. Këtë herë e kemi fjalën për qumështin, kosin, djathin dhe shumë produkte të tjera të qumështit.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se rritja e çmimit do të aplikohet nga data 1 gusht nga kompania “Erzeni” dhe nga data 8 gusht nga kompania “Lufra”, të cilat pothuajse kanë pushtuar të gjithë tregun në Shqipëri.
Dokumenti për ndryshimin e çmimeve është siguruar nga punonjës të kompanive. Ndërkohë, cilësia e qumështit dhe produkteve të tij lë për të dëshiruar. Temperaturat e larta dhe mungesa e shërbimit nga kompanitë kanë bërë që produktet të mbërrijnë të prishura në markete.
Lidhur me rritjen e çmimeve, JOQ ALBANIA kërkoi reagim nga kompania Lufra.
Në reagim thuhet:
Pershendetje, Ju falenderojme serish qe na kontaktoni.
Ne lidhje me dokumentin qe ka ardhur ne redaksine tuaj duam te sqarojme se jemi ne nje situate ku si pasoje e rritjes se kostos per fermeret tane edhe cmimi i blerjes se qumeshtit si lende e pare eshte rritur.
Kjo rritje ka ndikim madhor ne kostot e produktit. Ky ndryshim vjen per te siguruar vazhdueshmerine e standartit maksimal te produkteve Lufra por edhe krijimin dhe mbajtjen e kushteve dinjitoze te bashkepunimit me fermeret tane. Mbetemi ne kontakt per informacione te metejshme.