Sot një ndër femrat më seksi, por si dukej Beniada Nishani para disa vitesh

Pjesëmarrja e saj në Big Brother Vip bëri që ajo të kthehej në një nga personazhet më të komentuar në vendin tonë.

 

 

Beniada Nishani u dallua që në fillim për spontanitetin dhe natyrshmërinë që e karakterizonte. Pas përfundimit të spektaklit, ajo la Italinë ku jetonte prej shumë viteve dhe u vendos në Tiranë. Shkak për këtë ishin ofertat e punës në television.

 

Përpos kësaj Beniada ra në sy edhe për fizikun dhe linjat e saj të cilat nuk heziton t’i “reklamojë” herë pas here në Instagram.

 

Së fundmi, Beniada po shijon pushimet verore në vendlindjen e saj, Durrës dhe duket se është bërë nostalgjike për fëmijërinë, pasi ka postuar një foto me babain dhe qenin e saj shumë vite më parë.

 

 

Krahas fotos modelja shkruan: Njeriu më i mrekullueshëm që njoh. Të dua!

 

Më herët kujtojmë se Beniada e ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” ka rrëfyer pa komplekse punën e saj të parë. Modelja tregoi se në moshën 15-vjeçare ka punuar si kamariere ndërsa mamaja e saj si pastruese, ndërsa shtoi se shkonte për ta ndihmuar natën.

 

TE TJERA