Rasti i parë/ 24-vjeçari shqiptar infektohet me linë e majmunëve!

Një shpërthim ndërkombëtar i lisë së majmunëve ka habitur ekspertët.

Deri më tani, agjencitë shëndetësore në mbarë botën kanë numëruar shumë raste të dyshuar të lisë së majmunëve, ndërsa është ngritur alarami se po përhapet kudo me shpejtësi.

Saktësisht se si dhe pse sëmundja e cila zakonisht transmetohet nga një kafshë e infektuar te një njeri është shfaqur dhe përhapur nëpër kontinente, mbetet një mister. Historikisht, shumica e rasteve kanë ardhur nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore, pas kontaktit me një kafshë të infektuar, kryesisht brejtës, besojnë shkencëtarët.

Ndërkohë një 24-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë i lisë së majmunëve në rajonin e Thesalisë. Sipas mediave vendase mësohet se i riu është paraqitur me skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht shkoi në Spitalin e Përgjithshëm të Volos

dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme, ndërsa në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...