Qytetarja denoncon familjen nga Kosova: Morën apartamentin për pushime, ikën pa paguar

Një qytetare nga Saranda, pronare e një apartamenti, që e jep me qira për pushues ka denoncuar së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA një familje nga Kosova.

 

Ajo tregon për JOQ, se i ka dhënë apartamentin për 7 ditë familjes nga Kosova, por këta të fundit kanë qëndruar vetëm një natë dhe kanë ikur në orët e para të mëngjesit pa njoftuar asnjë.

 

Gjithashtu ata nuk kanë paguar për qëndrimin një natë, por vetëm kanë lënë çelësin nga brenda, tek dera dhe janë larguar. Pronarja e apartamentit ka parë kamerat dhe ka fiksuar momentin kur është larguar familja me 6 anëtarë.

 

Ajo thjesht kërkon që ky rast të shërbejë si një ndërgjegjësim dhe mësim. Ajo nuk kërkon para, por vetëm një sqarim.

 

Qytetarja shkruan:

Prsh JOQ! Doja te ndaja nje problem me juve Dje ne mbasdite ne qytetin e Sarandes nje familje me pushues kosovare kerkonin shtepi me qera dhe ju dhashe shtëpinë. Cdo gje ishte ne rregull u pelqeu dhe u futen brenda. Dhe e kaluan naten aty. Por sot ne mengjes ishin larguar pa njoftuar dhe pa paguar rreth ores 04:00 te mengjesit te sotëm.

 

Celsat i kishin lene brenda dhe dera ishte e hapur. Kjo eshte familja dhe makina e tyre eshte ajo me targa te huaja. Jan momentet e ardhjes dhe ikjes. Me vjen inat per gjestin qe beren dhe as celesat nk me sollen.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...