Pasi i doli shpifja në shesh/ “Top Channel” në panik

Pasi i ka dalë hapur shpifja në lidhje me lajmin e sulmit kibernetik në platformat qeveritare, “Top Channel” është futur në panik.

 

Fillimisht “Top Channel” publikoi një lajm ku deklaronte se hackerat kanë shkatërruar të dhënat e shtetit shqiptar dhe kanë kërkuar 30 milionë euro në Bitcoin si shpërblim për të liruar sistemin.

 

Sapo Rama përgënjeshtroi akuzat dhe vuri në dukje se kjo është një shpifje që përhap panik, “Top Channel” ka ndryshuar lajmin.

 

Ata kanë ndryshuar titullin e lajmit dhe kanë edituar pjesën më të madhe të tekstit. Në lajmin e parë, artikulli fokusohej tek shkatërrimi i të dhënave dhe shpërblimi i kërkuar nga hackerat, ndërsa në artikullin e edituar “Top Channel” përdor tone më të buta dhe e përqendron idenë tek aludimet se sulmi mund të jetë kryer nga Irani.

 

Ky veprim tregon se “Top Channel” është frikësuar nga lajmi i rremë që ka prodhuar dhe që është hedhur poshtë nga Rama.

 

Kujtojmë këtu, se në reagimin e bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se “Top Channel” ka prodhuar shpifje dhe përhapur panik, ndërsa e quan këtë televizion bandë dixhitale gjobaxhie.

 

Sipas tij, publiku u gënjye në mënyrë të turpshme me motive të fshehura, me një valë shpifjesh haluçinante./ CNA.al

TE TJERA