“Jo një bandë që merret me gjoba”, Rama akuzon TCH për shpifje

Prej disa ditësh, shërbimi i marketuar si kulmi i dixhitalizimit në Shqipëri, i njohur si portali qeveritar e-albania, ka rënë. Mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur pa ‘support’, teksa aksesi në shërbimet jetësore e ato të përditshme është bërë i pamundur.

 

Qeveria pretendon se kjo batërdi që i ka ndodhur shtetit, sistemet e mbrojtjes kibernetike të cilat nuk i shpëtuan as miliardat nga taksat e popullit shqiptar të hedhura në tendera, janë rrjedhojë e një sulmi hackerash të jashtëm.

 

Në lidhje me këtë pretendim të qeverisë, media e qeverisë Top Channel (por që siç duket tashmë do të quhet ‘ish’), ka publikuar një kronikë ekskluzive ku sipas burimeve për të, në një mesazh drejtuar AKSHI-t janë kërkuar si shpërblim 30 MLN $ në monedhën virtuale Bitcoin.

 

Cilësuam më lart ‘ish-media qeveritare’, pasi marrëdhëniet e ngushta Rama-TCH janë prishur pas këtij lajmi. Jo vetëm janë prishur, por kanë nisur të mbajnë erë pasi kryeministri i ka dedikuar një postim në Twitter, aty ku debutojnë liderët botërorë për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Rama i ka bërë thirrje publike TCH të ndalë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut. Ai e ka konsideruar lajmin se janë kërkuar 30 MLN $, të rremë, dhe ka theksuar se “pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido dixhitale që merret me gjoba”.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...