Hakerat “gjobë” qeverisë 30 mln dollarë për të rimarrë sistemin e-Albania? Reagon kryeministri Rama: Një skuadër ekspertësh po luftojnë ditë e natë…

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media se hakerat kanë kërkuar 30 milionë dollarë për rikthyer sistemin e-Albania dhe faqet qeveritare të cilat po përballen me një sulm kibernetik prej katër ditësh.

 

 

Rama shprehet se AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Ai thotë se lajmet për gjobën janë të rreme.

 

“AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilat do qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!

 

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!

 

Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!”, shkruan kryeministri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...