Einxhel Shkira ftesë publike Monika Lubonjës/ “O yll, kur do hamë një banane?”

Që pas mbarimit të Big Brother Vip, disa miqësi që u krijuan brenda shtëpisë janë prishur, ndërsa shumë të tjera vijojnë edhe pas mbartimit të spektaklit.

 

E tillë është edhe marrëdhënia e moderatores Einxhel Shkira dhe aktores Monika Lubonja.

 

Shpesh herë dyshja shkëmbejnë batuta dhe shaka përmes rrjeteve sociale, ku nuk ngurojnë të etiketojnë njëra-tjetrën.

 

Monika brenda shtëpisë së Big Brother mbahej mend si personi që “pëlqente shumë të hante banane”. Duke sjellë këtë gjë në kujtesë, Einxhel, teksa qëndron në shtëpi duke konsumuar këtë frut, i ka bërë një ftesë publike aktores.

 

Ajo shkruan “Monika Lubonja, kur do mblidhemi për një bananete Kopshti Zoologjik, o yll?”, krahas një video në Instastory, ku shprehet se sa herë ha banane i kujtohet Monika dhe pyet fansat nëse edhe ata ndajnë të njëjtin mendim.

 

TE TJERA