Historia e suksesshme e shqiptares që u largua vetëm me 1 çantë dore në 1995-ën drejt Suedisë

Historitë e shqiptarëve që u larguan nga vendi në vitet 90’ duke pasur vetëm me rrobat e trupit janë të shumta. Ata donin vetëm të iknin nga Shqipëria në ato vite.

 

 

E tillë është edhe historia e Rita Ciflikut. Ajo u largua nga Shqipëria në vitin 1995 pa asnjë dokument drejt Suedisë vetëm me një çantë dore.

 

Si Rita dhe bashkëshorti i saj kishin mbetur pa punë, ndaj zgjidhja e vetme që ata panë ishte largimi nga vendi.

 

Bashkëshorti i saj ishte larguar më herët se ajo nga Shqipëria. Ai ishte larguar drejt Gjermanisë që në vitin 1992. Rita dhe familja e saj gjetën shpresën dhe të ardhmen në Suedi.

Ajo punon në komunën e qytetit të Malmos. Por sigurisht që fillimi për të nuk ishte i lehtë.

 

Fillimisht ajo punoi në disa shtëpi të suedezëve. Këtë gjë e bëri për katër vite dhe më pasi mori dokumentet suedeze ajo dhe burri i saj nisën të integroheshin në shoqërinë suedeze. Rita ia doli sepse kurrë nuk u dorëzua.

 

Ndaj dhe ti mos u dorezo por ndiqe endrren tende.

TE TJERA