‘Çmendet’ moti/ Ndodh e pazakonta në një dasmë buzë detit, dallga e madhe 8 metra merr përpara gjithçka (VIDEO)

Surprizat e motit nuk kanë fund dhe ndodh që janë të papritura. Diçka e pazakontë i ka ndodhur një çifti të porsamartuar.

 

 

Pasi përfunduar ceremoninë në Hawaii, një dallgë e madhe me gjatësi gati 8 metra i mori përpara gjithçka nga tavolinat, zbukurimet deri te të ftuarit.

 

E vetmja gjë që arriti të shpëtonte ishte banaku, sipër të cilit ndodhej torta.

 

Ndërkohë, më vonë festa vazhdoi normalisht, madje e afroi një të ftuar më shpejt me tjetrin, siç ka treguar më vonë dhëndri.

 

Autoritetet portuale të Havait e kishin vënë nën vëzhgim valën jashtëzakonisht të madhe, duke e vlerësuar atë deri në rreth tetë metra.

 

TE TJERA