U përplas nga gomonia në Jalë, Agustin Sefa operohet për herë të dytë, ja gjendja e tij shëndetësore

31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj. janë çifti të cilët u përplasën nga gominia pak ditë më parë në bregdetin e Jalës, teksa ishin duke psuhaur në shezlong.

Vajza mori gërvisthje të lehta, mirëpo Sefa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Burime për mediat bëjnë me dije se 31-vjeçarit i janë dëmtuar organet e brendshme dhe ditën e sotme i është nënshtruar një tjetër operacioni dhe është një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Agustin Sefa është një punëtor i thjeshtë dhe vjen nga një familje me vështirësi ekonomike. 31-vjeçari punonte me dajën e tij për hapjen e puseve dhe kishte marrë vetëm tre ditë leje për të shkuar me pushime me të fejuarën.

Një shok i kishte ofruar dhomën për të fjetur dhe do i paguante edhe shezllongun. Ndërkohë, policia ditën e djeshme arrestoi drejtuesin e gomones, 37-vjeçarin Gjergji Priftuli.

TE TJERA