“Tradhtarë”/ Ermal Fejzullahu ‘fut në sherr’ Elgit Dodën dhe vëllezërit Veshaj

Nëse do i përshtateshim trendit të fundit të TiKTok do thoshim sapo u bëtë #Krissed.

Për ata të cilët nuk e kuptojnë do të thotë se sapo ratë pre e një loje që ka në qendër personazhet publike rreth të cilëve fillimisht thuhet një lajm dhe më pas zbulohet se është i pavërtetë.

Kështu, Elgit Doda dhe vëllezërit Veshaj kanë shkëmbyer disa batuta me njëri-tjetrin në rrjetet social dhe shkak është bërë një koncert që binjakët nga Vlora do bëjnë me këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Duke qenë se gjatë këtyre muajve kanë qenë kudo me Elgitin, ku i fundit ka shfrytëzuar rastin të bëjë një shaka publikisht me ta. Përmes një postimi në “Instastory”, Elgiti bëri me shenjë fytyrat e Romeos dhe Donaldit duke i quajtur “Tradhtarë”.

Nuk ka vonuar as përgjigja e Romeoes i cili ka shpërndarë një foto të producentit me Xhensila Myrtezajn ku ka shkruar fjalët e një prej këngëve të tij. “S’ka më ‘Ku je?’/ As si qenka dashnia/ Unë e ti dije lidhje s’kena mo.” -shkruan me shaka ai krah postimit.

Romeo, Donaldi dhe Elgiti janë aq të pandarë sa partnerja e producentit, Klea Huta tha pak javë më parë se “Elgitin s’po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo me Donaldin më shumë se unë.”

Ata bashkëpunuan për një këngë një vit më parë dhe duket se aty lindi miqësia. Më pas Elgiti u frymëzua nga lidhja e Donaldit me Bora Zemanin për një triologji të shkruar në bashkëpunim me aktorin.

Kur Donaldi ishte pjesë e “Big Brother VIP” Elgiti ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij. Bashkëpunimet dhe miqësia e kthyen edhe atë në protagonist teksa pas mbarimit të formatit ata kanë sjellë edhe një bashkëpunim.

E kur tanimë i shohim kudo bashkë, në fillim Elgiti nuk ka patur një mendim të mirë për vëllezërit nga Vlora. Dhe këtë e zbuloi vetë kur ishte i ftuar në “Më lër të flas” duke thënë: “Ju më ftuat në një emision tjetër. U ulëm për darkë dhe unë nuk ju duroja dot, nuk ju shihja dot me sy. Kisha një paragjykim të madh. Por pas asaj darke mirë që u pamë me sy por kemi kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin.”

Me kalimin e kohës Elgiti ka ndryshuar mendim e tashmë është shndërruar në ‘vëllain e katërt Veshaj.’

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...