Shqipëria në zonën e kuqe, Europa po digjet: Çfarë ka zbuluar NASA

Europa e ka filluar edhe këtë javë nën pushtetin e një vale të nxehti që ka vrarë deri tani 1 027 njerëz në Portugali, Spanjë dhe më gjerë.

Ndërkohë, Britania e Madhe është në alarm të kuq nga i nxehti ekstrem, ndërsa Franca po përballet me zjarre massive dhe të nxehtë “apokaliptik”.

Britania po kalon sot ditën më të nxehtë me temperatura që arrijnë deri në 41 gradë. Departamenti i Meteorologjisë paralajmëroi për temperatura ekstreme të hënën dhe të martën. Vala e të nxehtit ka të ngjarë të ndihet në të gjithë Anglinë, nga Londra në juglindje deri në York dhe Mançester në veri.

Vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Uellsin dhe disa pjesë të Skocisë. Londra parashikohet të jetë një nga pikat më të nxehta në mbarë botën sot. Aq sa temperaturat do të jenë mbi vendet e Saharasë Perëndimore dhe Karaibeve.

Vala e të nxehtit në vend pritet të vazhdojë efektin edhe ditën e martë, madje temperaturat e natës pritet të qëndrojnë rreth 25 gradë dhe ulje të temperaturave nga e mërkura, raporton abcnews.al.

Franca, e cila po lufton me motin e ekstrem të nxehtë dhe zjarret në pyje nga njëra anë, po përgatitet për kulmin e valës së të nxehtit këtë javë. Temperaturat në disa pjesë të vendit pritet të kalojnë 42 gradë.

Portugalia arriti rekordin e 47 gradëve. Në Spanjën fqinje, autoritetet raportuan se rreth 20 zjarre mbeten ende të pakontrollueshme në pjesë të ndryshme të vendit, me 4,500 hektarë të djegura.

Ndërkohë, siç duket edhe në hartë, Shqipëria gjithashtu është në zonat e kuqe, që përballen me një të nxehtë ekstrem. Temperaturat e ajrit kanë arritur sot deri në 39°C. NASA ka realizuar ndërkohë një hartë të zonave ku ka zjarre deri më tani, në të cilën spikasin Italia, Franca, dhe Soanja, por nuk mungon edhe vendi ynë me një numër të madh vatrash.

TE TJERA