Pushuesit bojkotojnë jugun/ Banori: Kam 10 dhoma me qira, vetëm 2 kam të zëna me 2-3 persona

Jemi në mesin e sezonit veror dhe Dhërmiu është i boshatisur. Shezlongët kanë mbetur bosh dhe të ardhurat e bizneseve do jenë më të pakta se çdo herë tjetër më parë.

 

Banorët e fshatit të vjetër që japin dhoma me qira, e kanë ndjerë tej mase mungesën e pushuesve këtë sezon. Njëri prej tyre ka deklaruar për kamerat: “Nga 10 dhoma që kam me qera, vetëm dy kam të mbushura me 2-3 persona.”

 

Po ashtu edhe bizneset e zonës janë ankuar për një rënie të ndjeshme xhiroje. Duket se pushuesit po u japin një leksion të mirë mbi rritjen e çmimeve.

 

E vetmja shpresë për këto kategori ka mbetur muaji gusht dhe pritja e më shumë emigrantëve dhe turistëve të huaj. Arsyet për këtë bojkot janë kryesisht rritja e çmimit të shërbimeve që nuk justifikon cilësinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...