Nga mysliman u pagëzua katolik/ Reagon hoxha: Myslimani i vërtetë s’e ndërron kurrë fenë e tij

Ragip Isufi është shqiptari nga Kosova i cili ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave ditën e sotme. Ai ësht konvertuar nga mysliman në katolik dhe ka ndryshuar edhe emrin në Arbër.

 

Ditën e sotme në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit ai ndërroi fenë dhe emrin ndërkohë që komentet drejt këtij veprimi ishin të shumta.

 

Në lidhje me vendimin e Isufit ka reaguar edhe hoxha nga Mitrovica, Eroll Nesimi. Nesimi ka shkruar në postimin e tij në Facebook se besimtari i vërtetë mysliman s’e ndërron kurrë fenë e tij. Ai ka shtuar se Isufi asnjëherë nuk ka qenë musliman, vetëm në letra.

 

“Pra, ai i cili e ka shijuar kënaqësin e Islamit, kënaqësin e namazit, agjërimit, kuranit etj, asnjëherë nuk e braktis fen e tij.

 

Kurse ai i cili ka qen musliman vetëm me letërnjoftim (musliman i ka shkruar vetëm në dokument) dhe asnjëher nuk ka fal namaz as nuk ka agjëru (dmth nuk ka prakriku asgjë nga Islami), nuk pe di çfar feje paska ndrru ky”,-ka shkruar Nesimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...