FREDERIK NDOCI: IKA NGA “VARRI”, SJELLI MUZIKËN E VËRTETË

Nga Senad Nikshiqi

 

Këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci vendosi të lërë Amerikën për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri. Ky rikthim në vendlindje për një prej zërave më të dashur për shqiptarët që la një emër edhe në SHBA ka një qëllim kryesor, përmirësimin e gjendjes aktuale të muzikës dhe artit shqiptar.

 

Jeta në emigrim është një dramë e vërtetë thotë këngëtari Ndoci. Atje nuk gjen gjë tjetër veçse një punë dhe një varr sepse gjithmonë mbetet tokë e huaj.

 

Muzika shqiptare ka pësuar një tatëpjetë të madhe shprehet artisti shkodran por është i bindur se do ta gjejë rrugën përmes artit të vërtetë.

 

Përjetimet në Shkodër, qytetin e lindjes ku u formua si artist janë të forta për Frederik Ndocin.

 

Në të ardhmen nuk përjashtohet një shfaqje e madhe artistike e familjes Ndoci, Frederikut dhe dy motrave të tij artisteve të njohura Rita dhe Juli Ndoci që jetojnë prej vitesh në Gjermani.

 

Frederik Ndoci ka një sërë çmimesh të rëndësishme përgjatë karrierës së tij, disa albume muzikore ndërsa ka qenë pjesë edhe e kinematografisë shqiptare si aktor filmash. Prej fillim viteve ’90 emigroi në Itali dhe më pas në SHBA ndërsa pas 32 vitesh vendosi të rikthehet përfundimisht në Shqipëri për të vijuar karrierën artistike dhe për të dhënë një kontribut të çmuar në artin shqiptar.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...